Ylli i Kroacisë e refuzon medaljen e argjend nga Kampionati Botëror

16:35 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Kroacia në formë sensacionale ka siguruar medaljen e argjend në Kampionatin Botëror në Rusi, por njëri anëtar i skuadrës nuk e ka pranuar atë.

Nikola Kalinic ka pranuar se nuk e meriton medaljen e tij pas largimit të hershëm nga turneu, transmeton portali arbresh.info.

Me gjithë mirësjellje, bashkëlojtarët e tij dhe stafi i skuadrës i kanë dhuruar 30-vjeçarit medaljen edhe pse lojtari nuk mori pjesë në asnjë ndeshje të turneut. Sulmuesi i Kroacisë dhe trajneri Zlatko Dalic kishin një mosmarrëveshje gjatë ndeshjes së parë të skuadrës së tyre në Kampionatin Botëror.

Arsyeja besohet se sulmuesi refuzoi të hyjë në fushë si një zëvendësues në ndeshjen kundër Nigerisë dhe pas kësaj mblodhi gjërat e tij dhe u largua.

“Faleminderit për medaljen, por unë nuk luajta në Rusi”, ka thënë lojtari i AC Milanit për ‘Sportske Novosti’.

Kalinic refuzoi të hynte në fushë si një zëvendësues për shkak të një lëndimi në shpinë, pavarësisht faktit se sulmuesi kishte kryer nxehjet./arbresh.info/

Të ngjashme