Sulmuesi i Përfaqësuesës së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ia ka siguruar fitoren skuadrës së Shefield Wednesday, me dy golat e tij.
Shefield Wednesday arriti një fitore historike ndaj Leeds United, duke fituar për herë të parë pas 11 vitesh, me ndihmën e sulmuesit kosovar, i cili golin e dytë e shënoi në minutat e fundi të ndeshjes.
Po ashtu, me këtë fitore Shefield ndalë serinë negative prej pesë humbjeve dhe dy barazime radhazi në Championship.
28 vjeçari golin e parë e realizoi në minutën e 72-të, për t’ia dhuruar epërsinë skuadrës së tij, por vetëm katër minuta më pas, Leeds, shënoi për ta barazuar rezultatin.
Kur të gjithë menduan se takimi do të përfundonte me rezultatin e barabartë, kështu nuk mendoi edhe reprezentuesi kosovar.
Nuhiu shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 91-të, për t’i siguruar tre pikët e plota.
Me këtë fitore, Wednesday renditet në pozitën e 17-të me 41 pikë. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...