Federata e Futbollit të Zvicrës sot ka shpallur më të mirët e vitit 2018. Në gala mbrëmjen e Federatës së Futbollit të Zvicrës janë dhënë disa çmime mjaft të rëndësishme si dhe është bërë përzgjedhja e 11’shes më të mirë të vitit të kaluar, shkruan GazetaBlic.
Në formacionin më të mirë të vitit 2018 është përfshirë edhe futbollisti kosovar i Zurichut, Benjamin Kololli.
Kololli kaloi një vit fantastik, ku ndihmoi skuadrën e tij me golat dhe asistime në Ligën e Evropës dhe Raiffeisen Superligën e Zvicrës.Kololli gjithashtu zhvilloi paraqitje fantastike edhe me kombëtaren e Kosovës – ku ‘blindoi’ vendin e titullarit dhe ndihmoi ‘Dardanët’ që të kualifikohen në Play Off të Ligës së Kombeve.
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...