Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së skuadrës së tij Koyasporit e cila është ballafaquar ndaj Goztepes në kuadër të Kampionatit të Turqisë.
Bytyqi ka pësuar lëndim në fund të pjesës së parë, ku është detyruar të largohet nga fusha.
Andaj, vihet në pyetje prezenca e tij për ndeshjet e Kosovës gjatë këtij muajit, ku “Dardanët” do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja tjetër është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022” ndaj Greqisë e cila do të zhvillohet në Athinë.
Megjithatë ai do të jetë pjesë e grumbullimit, por nëse lëndimi i tij është i madh, ai nuk do të jetë i aftë të kontribuoj në këto ndeshje.
Ndërkohë, pritet të shihet gjendja e lojtarit. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?