Google ADS

Ylli i Kombëtares: Jap zemrën për Shqipërinë

17:21 | 4 Tetor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjithmonë synon të lë gjurmë në çdo ndeshje me “Kuqezinjtë”.

Ylli i Shqipërisë, Armando Sadiku pretendon se gjithmonë përpiqet për të dhënë zemrën në fushë për skuadrën kombëtare, shkruan portali arbresh.info.

“Gjithmonë kur vijë në ekipin kombëtar mendoj se do të vijë dhe do të lë gjurmë në çdo ndeshje”, ka thënë Sadiku në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e mërkurë).

“Edhe në ndeshjet kur kam munguar për arsyeje lëndimi apo si hera e fundit që isha i sëmurë, si ta them qajë për brenda meje sepse nuk jam në fushë”

Sadiku ka shënuar tri herë brenda katër ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror "Rusia 2018"
Sadiku ka shënuar tri herë brenda katër ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”

“Në çdo ndeshje me ekipin kombëtar kërkojë të lë gjurmë dhe të bëjë gjithçka që askush nuk e ka bërë sepse kam besim të vetja ime, edhe çdo ndeshje kur vijë në ekipin kombëtar e jap më të mirën time edhe në qoftë se nuk jam në formën mirë, mundohem që ta jap zemrën në fushë ta ndihmojë ekipin dhe siç e thashë të lë gjurmë në çdo ndeshje për objektivat e mia personale”, përfundoi 26-vjeçari.

Sadiku ka shënuar tri herë brenda katër ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme