Giovanni Di Lorenzo ka thënë se Italia e di shumë mirë sa sulmues i fortë është Romelu Lukaku, por ka këmbëngulur se Belgjika ka shumë lojtarë të mirë, para takimit çerekfinal në Euro 2020 të premten.
Mbrojtësi anësor i Napolit foli për UEFA.com dy ditë para ndeshjes së Italisë së tij kundër djajve të kuq belgë dhe u pyet nëse italianët janë përgatitur për t’u përballur me sulmuesin e Interit, Lukaku.
Lukaku i ka shënuar tri gola deri tani në Euro 2020 dhe Di Lorenzo thotë se ai nuk është kërcënimi i vetëm në skuadrën e Roberto Martinezit.
“Ne e njohim mirë Lukakun sepse përballemi me të edhe në Serie A. Ne e dimë se ai është sulmues i madh, ai e pati një sezon të mrekullueshëm në Inter”, tha Di Lorenzo.
“Atë duhet ta vëzhgojmë, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë dhe do të jetë një ndeshje e fortë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...