Ylli i Golden State Warriors aksidentohet me veturë

21:45 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ylli i Golden State Warriors, Stephen Curry, është përfshirë në një aksident zinxhiror.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, në rrugën “Highway 24” në Oakland.

Pasi makina e Curry është goditur nga një veturë, edhe një veturë tjetër ka goditur pas tyre, duke shkaktuar aksident zinxhiror.

Patrollave “Higway” ka thënë se ishin kushtet klimatike ato që ndikuan në aksidentimin e makinave.

Stephen Curry veçse ishte i lënduar qysh para aksidentit, duke munguar për skuadrën e tij në dy ndeshjet e fundit.

Skuadra kampionë në fuqi po kalon në momentet më të vështira, duke pësuar katër humbje radhazi.

Gjithashtu një konflikt mes Draymond Green dhe Kevin Durant ka tensionuar situatën në kampin e tyre.

Sa i përket aksidentit të Steph, nuk është konfirmuar për ndonjë lëndim të pësuar nga aksidenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme