Ylli suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviq, e ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Anderlechtit në kuadër të Ligës së Evropës, përcjellë Arbresh.info.
Ai do të mungojë një kohë të gjatë derisa së fundmi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.
“Para së gjithash, faleminderit për gjithë mbështetjen dhe dashurinë. Nuk kam asnjë lajm që kam lënduar kështu që unë do të jem jashtë futbollit për një kohë. Do ta kaloj këtë si çdo gjë tjetër dhe do të kthehem edhe më i fortë. Deri më tani kam luajtur me një këmbë kështu që nuk duhet të ketë ndonjë problem. Një gjë është e sigurt, unë vendos kur të mbarojë koha ime dhe askush tjetër. Dorëheqja nuk është një opsion. Shihemi se shpejti!”, ka shkruar Zlatan Ibrahimoviq. /Arbresh.info
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...