Ylli i futbollit kosovar largohet në Hungari

08:59 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori i cili në edicionin e fundit ka shkëlqyer në futbollin e Kosovës, Florent Hasani, është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Trepçës ’89, përcjellë arbresh.info.

Ai ka kaluar në Hungari te skundra e FC Diosgyori V.T.K e cila garon në elitën e futbollit hungarez.

“Florent Hasani tani e tutje nuk do të jetë pjesë e klubit tonë, kurse deri te ‘ndarja’ vjen pasi presidenti i KF Trepça ’89, Abedin Zeka dhe klubi i mirënjohur hungarez, FC Diosgyori V.T.K. janë dakorduar për transferimin e Hasanit”, thuhet në njoftimin e Trepçës ‘89. Kryesia, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët i kanë dëshiruar shumë suksese futbollistit Hasani.

Hasani është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21. /arbresh.info/

Image may contain: 4 people, people standing

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme