Ylli i Chelseas refuzon vazhdimin e kontratës

23:19 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka refuzuar rinovimin e kontratës edhe për një vit me “Blutë”.

Sipas Calciomercato, Giroud ka kërkuar se paku dy vite kontratë ose do largohet si lojtar i lirë te Inter Milan, transmeton portali arbresh.info.

Giroud ishte afër për t’iu bashkuar “Neurazurëve” në janar, por transferimi dështoi në momentin e fundit.

Francezi këtë sezon pritet të këtë rol më të rëndësishëm sidomos pasi sulmuesi, Tammy Abraham është i lënduar.

Giroud ka shënuar tri gola në 13 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa pos Interit është i kërkuar edhe nga Lyon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme