Derisa vazhdon të përflitet shumë se si do të jetë formacioni i Arsenalit për ndeshjen në “Allianz Arena”, Carlo Ancelotti tani ka disa probleme në përzgjedhjen e tij.
Është konfirmuar se anësori francez Frank Ribery do të jetë jashtë fushës për ndeshjen në Ligë të Kampionëve kundër “Topçinjve” si pasojë e lëndimit, shkruan portali arbresh.info.
Por, fatkeqësitë për Bayern Munichun janë rritur të hënën kur një tjetër yll në mesfushë u lëndua gjatë stërvitjeve.
Lexo më shumë: Ylli i Bayernit godet Arsenalin (Foto)
Javën e kaluar, Xavi Alonso arriti një moment historik pasi mesfushori spanjoll regjistroi paraqitjen e tij të 800-të në fushë. Gjatë gjithë karrierës, Alonso ka luajtur për klubet më të mëdha në botën e futbollit, përfshirë Liverpoolin dhe Real Madridin.
Sidoqoftë, 35-vjeçari u lëndua në gju gjatë stërvitjeve këtë javë duke u detyruar të largohet nga fusha./arbresh.info
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...