Google ADS

Ylli i Bayern shpreh pakënaqësinë me skuadrën, paralajmëron largimin

11:55 | 21 Mars 2019
Arbresh.info

Mesfushori i Bayern Munich ka shprehur pakënaqësitë e tij me skuadrën, duke thënë se nuk po ka hapësirat e duhura.

Kështu, Renato Sanches ka pralajmëruar se mund të largohet nga kampi bavarez qysh në afatin e ardhshëm kalimtar.

“Nuk jam i lumtur këtu, punoj shumë, por nuk më lejohet të luaj” ka thënë ai për ‘Kicker’ transmeton lajmi.net.

“Dua të luaj më shumë, ndoshta në një skuadër tjetër. Duhet të shqetësohem për këtë” ka thënë tutje portugezi.

Renato Sanches ka luajtur vetëm pesë herë në të gjitha kompeticionet me Bayern gjatë këtij viti, duke u inkuadruar në të gjitha këto ndeshje vetëm në minutat e fundit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme