Google ADS

Ylli i Barçës zbulon se ka refuzuar dy oferta gjatë verës

09:04 | 26 Shtator 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta këtë verë për largim nga Camp Nou pasi është i bindur se mund të ketë ndikim në skuadër.

23-vjeçari u rikthye te gjiganti katalunas verën e kaluar duke bërë 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet pa treguar në të vërtetën vetën e tij, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes këtë vit, ai tashmë ka bërë gjashtë paraqitje, ka shënuar dy gola, ka krijuar një asistim si dhe duket të ketë një rol të rëndësishëm në suksesin e Barcelonës.

Mesfushori Denis Suarez është i vendosur për të treguar vlerën e tij në Camp Nou
Mesfushori Denis Suarez është i vendosur për të treguar vlerën e tij në Camp Nou

Ai tani ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta gjatë verës dhe duket që ky ishte një vendim i mençur nëse vazhdon të ketë ndikimin që është duke pasur tani.

“Nuk kisha dyshime. Kam pasur dy oferta, por nuk kam menduar kurrë largimin nga këtu. Kam besimin e stafit të trajnerëve, të lojtarëve dhe besoj në shanset e mia dhe nëse shfrytëzoj shanset e mia, qëllimi im është që të jem këtu dhe nuk do të ndalem duke luftuar”, ka thënë Denis Suarez.

Lufta për vend në Barcelonë është e fortë ashtu siç pritet, kështu që mbetet të shihet nëse Suarez mund të vazhdoj të impresionoi Valverden apo jo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme