Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka pranuar se do të mendoj largimin nga klubi në fund të sezonit aktual.
33-vjeçari aktualisht është në edicionin e tij të tetë në Camp Nou, por gradualisht ka filluar të shfrytëzohet më pak në fushë për shkak të Samuel Umtitit, transmeton portali arbresh.info.
“Është e qartë që ndoshta në fund të sezonit do të mendoj se çfarë të bëjë”, tha fillimisht Mascherano.
“Kam ende një kontratë me klubin sigurisht dhe ata kanë shfaqur që janë të lumtur me mua por për momentin nuk kam folur ende me dikë”
“Do të ketë kohë për mua që të mendoj, tani unë luaj më pak në klub sepse ata tani kanë dy mbrojtës të tjerë qendror që janë më të mirë. Do të përpiqem për të luftuar për pozitë në skuadër, ashtu si gjithmonë, dhe do të jem i motivuar dhe i gatshëm kur kërkohem”
Mascherano konfirmoi gjithashtu se do të pensionohet nga detyra e tij me skuadrën kombëtare të Argjentinës pas Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,