Mesfushori argjentinas i Barcelonës, Javier Mascherano, ka zbuluar se Real Madridi e kishte kërkuar në fillim të karrierës së tij.
Mascherano që nga transferimi i tij në Nou Camp nga Liverpooli, ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjigantin katalan.
Por, ai shumë lehtë ka mundur të mos jetë futbollist i Barçës, nëse ai do të kishte pranuar ofertëën e Real Madridit.
Këtë ylli argjentinas e ka zbuluar në një intervistë për magazinën argjentinase “El Grafico”.
“Nuk e di sa sa afër isha të transferohesha, por ka pasur një kontakt nga drejtori sportiv me agjentin tim në vitin 2004, dhe unë nuk e di se çfarë ka ndodhur”, tha Mascherano.
Mascherano po ashtu ka zbuluar se Lionel Messi, ka pasur një ndikim të madh në transferimin e tij në Nou Camp para shtatë viteve.
“Gjatë kampionatit botëror në vitin 2010, e kuptova se Yaya Toure do të largohej nga Barcelona dhe se ata ishin në kërkim të një zëvendësuesi të tij, pra unë i thash Messit, se do të dëshiroja të luaja për Barcelonën. Leo kishte folur me Guardiolan dhe përgjigja e Pepit ishte: “Ai të vi këtu, por ai nuk mund të luajë. Si mund ta lë në bankën rezervë kapitenin e kombëtares së Argjentinës. Ti do të zemërohesh, Gaby Milito po ashtu dhe kështu do të përfundonimin në telashe”, kështu i kishte thënë Guardiola”, shtoi ish mesfushori i Liverpoolit.
“Unë i thash Leos, që t’ia shpjegoj Pepit se nuk jam ashtu, se nuk do ta kisha vendosur në një pozicion të keq dhe se nuk do të kisha bërë probleme me stafin e trajnerëve. Në atë kohë Interi ishte interesuar për mua, trajner ishte Rafa Benitez, i cili më kishte transferuar në Liverpool por Interi nuk arrit të më transferonte. Gjërat ndryshuan me kalimin e kohës dhe jeta ime ndryshoi për gjithmonë, në gusht Barcelona humbi finalen e parë të Superkupës me Sevillan dhe aty Pep kishte ndryshuar mendim për mua, pra përgjigja e pyetjes tënde është se Leo ka ndikuar në transferimin tim në Barcelonë”, ka përfunduar Mascherano.
33 vjeçari është paraqitur në 332 ndeshje duke shënuar vetëm një gol, por ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me gjigantin katalan. /arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit