Google ADS

Ylli i Barcelonës që tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit për klubin (FOTO)

16:48 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Arda Turan raportohet se ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën dhe mund të rikthehet te klubi turk Galatasaray.

30-vjeçari ka pasur probleme qysh pas transferimit të tij nga Atletico, i cili raportohet se ishte në përgjithësi 37.5 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Arda Turan besohet se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri të Barcelonës
Arda Turan besohet se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri të Barcelonës

Gazeta spanjolle ‘RAC1’ raporton sot (e premte) që Turan tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit nën fanellën e Barcelonës dhe është në prag të marrëveshjes me klubin i tij i fëmijërisë për dy vite si një i huazuar.

Qysh pas arritjes në Camp Nou, mesfushori ka pasur probleme të shumta dhe besohet që nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde.

Merkato e transferimeve turke vazhdon të jetë e hapur dhe Galatasaray ka kohë deri sot pasmesnate për të finalizuar marrëveshjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme