Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic është i joshur nga oferta që t’i bashkohet PSG-së dhe pritet të marrë vendim rreth të ardhmes së tij me fillimin e javës së ardhshme.
Ylli kroat thuhet se është subjekt i një oferte 90 milionëshe nga Paris Saint Germaini dhe sipas gazetës katalunase ‘Sport’, lojtari dhe “Blaugranët” janë duke menduar me plotë seriozitet finalizimin e marrëveshjes me gjigantin në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.
Merkato e transferimeve verore në Spanjë dhe Francë përfundon më 31 gusht dhe të dy gjigantët – si Barcelona ashtu edhe PSG kanë pak kohë për të finalizuar marrëveshjet e tjera para fundit të afatit kalimtar.
Barcelona ka nënshkruar me yjet si Malcom, Arturo Vidal dhe Arthur këtë verë dhe ata mund të vendosin për shitjen e Ivan Rakiticit pavarësisht performancave të tij të mrekullueshme në Kampionatin Botëror me Kroacinë duke arritur në finale të këtij kompeticioni për herë të parë në histori të vendit të tyre.
Ivan Rakitic do të ishte përforcimi i dytë për parisienët që kanë nënshkruar këtë verë vetëm me portierin legjendar Gianluigi Buffon./arbresh.info/
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...