Santi Cazorla ka zbuluar se si një infektim në kyçin e këmbës së tij pothuajse bëri që ai të humbas këmbën e tij.
Operacionet kanë bërë që mesfushori spanjoll të humbas tetë centimetra nga pejza e kyçit të këmbës së tij të djathtë, transmeton portali arbresh.info. Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, Cazorla ka treguar hapur rrugën e tij të gjatë deri te rikuperimi.
Në ballinën e gazetës është shfrytëzuar një foto mjaftë e fuqishme që shfaq hapësirën në të cilën futbollisti i është nënshtruar thikës disa herë.
Humbja e lëkurës rreth pejzës së tij do të thoshte se një lëkurë e transplantuar kërkohej nga krahu i tij me tatash që ndihmoi procesin e shërimit. Po ashtu, futbollisti ka zbuluar se doktorët kanë menduar me seriozitet nëse duhet të presin këmbën e tij pas prekjes nga gangrena.
Doktorët e njëjtë madje besojnë që Cazorla është me fat që është në gjendje të lëviz pas një numër të madh operacionesh.
Por, mbi të gjitha, 32-vjeçari synon rikthimin në aksion në fillim të muajit janar dhe Arsene Wenger pranoi muajin e kaluar që Cazorla mund të rikthehet në aksion në Vitin e Ri.
“Shenjat e para janë pozitive, por lojtari nuk ka luajtur ende për një vit e gjysmë”, tha trajneri francez.
“Ai nuk është ende plotësisht në stërvitje, ai ka nevojë për disa ndeshje me skuadrën rezervë. Prandaj, unë mendoj që nëse gjithçka shkon mirë, do të rikthehet pas Krishtlindjeve”, shtoi Wenger.