Lojtari i ri te Arsenali, Sokratis Papastathopoulos është duke planifikuar të dhuroj donacione nga të ardhurat që merr nga biznesi familjar te personat e prekur nga zjarret vdekjeprurëse që goditën Greqinë.
Reprezentuesi 30-vjeçar i Greqisë kaloi te klubi londinez në fillim të këtij muaji për një shumë prej 17.7 milionë nga Borussia Dortmundi, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ylli i “Topçinjve ka vendosur për të mbështetur ata që kanë humbur anëtarët e familjes dhe pronat e tyre nga zjarri.
Papastathopoulos posedon një biznes me familjen e tij në regjionin Messinia të Greqisë.
Mbrojtësi është pronar i një restoranti dhe një lokali kafeje që gjendet në Kalamata të quajtur Platea.
“Platea shpreh ngushëllimet tona më të thella ndaj atyre të prekur nga kjo tragjedi që tronditi vendin tonë”, thuhet në një deklaratë. “Pas vendimit të pronarit, të ardhurat e kësaj jave do t’i dhurohen njerëzve që janë prekur nga zjarret”
Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 180 persona janë lënduar deri tani.
Papastathopoulos ka bërë 79 paraqitje për skuadrën kombëtare të Greqisë duke shënuar tri gola./arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...