Lajm i keq për Ajaxin dhe futbollistin Gastón Ávila.
Mbrojtësi argjentinas pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë dhe do të mungojë për të paktën nëntë muaj.
Në një deklaratë, klubi holandez njoftoi se pauza mund të zgjasë deri në një vit.
“Gastón Ávila pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes javën e kaluar. Testet treguan se ai pësoi një dëmtim të rëndë, i cili do ta lërë të paaftë për të luajtur për nëntë deri në 12 muaj. Jemi me ty Gastón”, thuhet në mesazhin e klubit nga Amsterdami.
“Tani jam në Spanjë për operacionin. Këtu mund të jem pranë familjes sime dhe ka edhe specialistë që më ndihmojnë edhe më shumë në procesin e rehabilitimit”, tha sportisti argjentinas, ish- i Boca Juniors dhe Antwerp, i cili u transferua tek Ajaxi verën e kaluar.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...