Ylli i AC Milan-it refuzon ofertën e PSG-së, nuk e  konsideron largimin

14:49 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Mesfushori i AC Milan-it, Ismael Bennacer ka refuzuar mundësinë që të transferohet të PSG-ja.

Drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo është tejet i interesuar për Bennacer-in, por thuhet se lojtari ka refuzuar këtë mundësi, transmeton portali arbresh.info.

PSG-ja thuhet se ka ofruar rreth 40 milionë euro për Bennacer, ofertë e cila është refuzuar nga “Rosonerët”, të cilët duan më shumë.

Mirëpo, sipas Le10 Sport, Bennacer nuk është i interesuar për kalimin në “Parkun e Princave”.

Lojtari mendon se Milan-i është klulbi ideal për t’u përmirësuar, me të cilët synon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme