Golden Eagle Ylli ka arritur të shënoj fitore të lehtë ndaj Istogut me rezultat 84-64, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Ylli ka qenë skuadra që ka dominuar takimin nga fillimi deri në fund të ndeshjes, duke arritur kështu fitoren e 10 këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më i dalluar tek suharekasit ishte Jalen Nesbitt me 23 pikë, 13 kërcime e një asistim.
Një gjë që vlen të theksohet është se e gjithë pesshja startuese e Yllit ka arritur të shënoj pikë dyshifrore.
Teksa për Istogun më i dalluari ishte Halloëay me 17 pikë.
Ylli arriti fitoren e 10-të dhe tani barazon Prishtinën në serinën e ndeshjeve, të dy skuadrat kanë nga 10 fitore e gjashtë humbje, që ndajnë pozitat tre dhe katër në elitë.
Teksa Istogu pëson humbjen e 15-të në këtë sezon dhe po zbehë edhe më shumë gjasat për mbijetesë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...