Ylli fiton duelin e parë të çerekfinales së Play-Offit ndaj Bashkimit

19:18 | 7 Prill 2024
D.H

Golden Eagle Ylli ka arritur të shënoj fitore me rezultat 87-69. ndaj Bashkimit në kuadër të çerekfinales së parë të Play-Offit.

Ky rezultat u përcaktua në çerekun e katërt ku Ylli demoloi Bashkimin, shkruan Arbresh.info.

Më i dalluari tek Ylli ishte Alonzo Verge me 26 pikë e 12 asistime teksa shtoi edhe shtatë kërcime.

Ndeshje të mirë bëri edhe Nate Grimes që luajti me shifra magjike prej 17 pikësh e 16 kërcimesh.

Ndërsa 27 pikët e Lejson Zeqirit ishin të pamjaftueshme për të evituar Bashkimi humbjen.

Kujtojmë se Umipig është lënduar në këtë ndeshje dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë çerekfinale.

Yllit i duhen vetëm edhe një fitore për të arritur në gjysmëfinale të Play-offit ku e pret Peja.

Ndeshja e radhës luhet të enjten në Prizren./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme