Ylli ka arritur të mposht skuadrën e Sigal Prishtinës pas vazhdimeve me rezultat 103-95, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo ishte humbja e tretë me radhë në elitën e basketbollit kosovar për Sigalin, kurse Ylli përforcon vendin e tretë në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Prishtina në këtë ndeshje pati epërsi deri në 14 pikë, mirëpo nuk arriti të mbaj deri në fund.
Koha e rregullt përfundoi 85-85.
Kurse Ylli ishte më e saktë në vazhdimeve falë lojës spektakolare, të Jan Palokaj dhe Alonzo Verge Jr.
Më të dalluarit ishin pikërisht Verge Jr me 37 pikë, Jan Palokaj me 21 pikë dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcimesh.
Ndërsa për Prishtinën më i dalluari ishte Diamond Stone me 28 pikë, 9 kërcime e pesë asistime.
Lojë të mirë bëri edhe Shaheed Davis me 17 pikë.
Ylli pas kësaj fitore, do të jetë në vendin e tretë me 15 fitrore e nëntë humbje, kurse Pristhina një vend më poshtë me 14 fitore e 10 humbje./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale