Mesfushori brazilian, Ramires, ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli kinez.
Ramires është duke planifikuar të rikthehet në futbollin evropian dhe si mundësi e ka parë rikthimin tek Chelsea.
Ish aëntari i Benficas, para se të transferohej në Kinë, ishte pjesë e gjigantit anglez, me të cilin kishte fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Evropa Ligën.
30-vjeçari ishte larguar në vitin 2016 nga Stamford Bridge drejt skuadrës kineze Jiangsu Suning për 30 milionë euro.
“Chelsea? Kam një lidhje speciale me këtë klub dhe dua të kthehem përsëri atje para se ta përfundoj karrierën”, ka thënë Ramires.
“E di se dyert e mija për t’u kthyer atje do të jenë gjithnjë të hapura dhe nëse më jepet mundësia për ta bartur edhe njëherë atë fanellë do të ishte fantastike”.
Ramires ka regjistruar afro 250 paraqitje me Chelsean dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2012. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...