Golden Eagle Ylli ka mposhtur Bashkimin në Prizren me rezultat 69 – 72 në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizrenasit e patën lojën në kontroll në pjesën e parë, derisa në pushim shkuan me epërsi 35 – 32, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e balancuar dhe epërsia ndërronte anë shpesh.
Në minutën e fundit më të vëmendshëm ishin basketbollistët mysafir në krye me Green, kurse në dy aksionet vendimtare të Bashkimit, gabuan fillimisht Smith e pastaj edhe Lejson Zeqiri, kështu Ylli triumfoi.
Më i dalluari në fitoren e suharekasve ishte Green që realizoi 30 pikë, kurse lojë të mirë bëri edhe Nesbitt që shtoi 15 tjera.
Kurse për Bashkimin, u dalluan Smith me 16 pikë dhe Lejson Zeqiri me 15 sosh.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Yllit krahas pesë humbjeve, ndërsa Bashkimi pëson disfatën e katërt kurse ka edhe tetë fitore./Arbresh.info
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...