Ylber Ramadani është një nga figurat kryesore të Lecces këtë sezon, që nga transferimi i tij nga Aberdeeni.
Futbollisti kuqezi ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Shqipërisë në kualifikimet e Evropianit “Euro 2024”, shkruan Arbresh.info.
Pas paraqitje të mira mesfushori i kombëtares kuqezi ka rënë në sy të drejtuesve të Interit.
Ramadani ka konfirmuar se ka diskutuar me drejtorin sportiv të Interit, Piere Ausilio dhe diskutoi për motivin e tij të madh për tu transferuar tek Interi.
“Për mua është një motiv shumë i madh, nuk mund të ndaloj së punuari për të shkuar te Interi”, ka thënë fillimisht Ramadani, në një intervistë për emisioni “Analiza kuqezi”.
Më tutje ai foli edhe për Kristijan Asllanin i cili luan tek skuadra e Interit.
“Unë përshtatem shumë shpejt. Asllani është më teknik se unë, por unë bëj gjëra të tjera. Mund të luaj me një ose dy mesfushorë qendrorë, nuk ka problem”, shtoi ai.
Ramadani nuk la pa përmendur derbin “Della Madonin”.
“Nëse shënoj një gol kundër Milanit, do të kthehem për të bërë një intervistë me fanellë”, përfundoi mesfushori nga Kosova.
Ramadani ka luajtur në të gjitha ndeshjet zyrtare të Lecces këtë sezon dhe për një shumicë është shtylla e mesfushës së ekipit italian.
Ai u transferua këtë verë nga Aberdeeni i Skocisë./Arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?