Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të ndeshjeve të Evropianit “Gjermani 2024”.
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani doli në një konferencë për mediat ku foli për atmosferën fantastike në kampin kuqezi, konkurrencën në skuadër, ndeshjen me Italinë, sezonin fantastik në aspektin personal dhe disa tema të tjera.
Atmosfera në Gjermani – Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe këtu në hotel. Është një ndjenjë fantastike.
Konkurrenca në skuadër? –Konkurrenca bën mirë në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% në maksimum sepse luajmë me skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën.
Ndeshja me Italinë, sa e veçantë do të jetë për ju? – Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Evropës. Duhet të hyjmë në fushë ta bëjmë maksimumin, të luftojmë për çdo pikë. Të japim 100% nga vetja dhe të tregojmë veten. Të flasim në fushë.
Rrugëtimi i karrierës deri në Kampionatin Evropian? – Për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Unë gjithmonë kam punuar dhe do të bëjë maksimumin që të arrijë akoma nivele më të larta dhe shpresoj që ta bëjmë edhe në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm.
Sezon fantastik, keni ruajtur energji për sfidat e Evropianit? – Normalisht, kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë, dua të hyj në fushë, ta bëj maksimumin dhe të jap gjithçka për këtë fanellë.
A do luani në kundërsulm ndaj Italisë ashtu si ndaj Azerbajxhanit? – Ishte një ndeshje ku ne nuk luajtëm vetëm në kundërsulm. Taktikën e vendos trajnerit, ne bëmë detyrën tonë dhe mundëm Azerbajxhanin. Nuk ishte një ndeshje që përdorëm vetëm kundërsulmet. Taktikën në ndeshjen me Italinë do ta vendosë trajneri.
Spanja dhe Kroacia fituan ndeshjet miqësore, i keni ndjekur sfidat? – Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta dhe i kemi ndjekur. Ndoqëm sfidën Portugali – Kroaci, i pamë si luanin. Por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, jo thjesht me të thënë, por duhet ta bëjmë edhe në fushë këtë gjë.
Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëve luajnë në Serie A? – Na ndihmon shumë në ndeshjen me Italinë, sepse pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dimë sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit.
Kalendari i ndeshjeve, sa e favorizon Shqipërinë? – Të tria këto ndeshje janë të forta, luajmë përballë kampiones së Evropës, kampiones së botës, Kroacisë, ekip gjysmëfinalist në Evropë dhe Botëror. Janë ndeshje të forta, por ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne do të hyjmë në fushë të marrim rezultatin që na duhet për të vazhduar tutje./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...