Yjeve të Kombëtares së Kosovës u është rritur vlera në treg, sipas të dhënave të ofruara nga Transfermarkt. Lojtari me më së shumti vlerë në skuadrën e Kosovës cilësohet ende Milot Rashica, tani me 35 milionë euro.
Pasi u mbyll viti 2019, uebsajti Transfermarkt i publikoi vlerësimet e reja të lojtarëve, në bazë të paraqitjeve që ata i kanë bërë me klubet dhe Kombëtaret e tyre.
Në mesin e lojtarëve që u është rritur vlera janë edhe disa Dardanë, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Florent Hadërgjonaj e Amir Rrahmani, të cilët janë lojtarët me më së shumti vlerë në ekipin kombëtar të Kosovës. (Tre paragrafët e parë me pamje prej ndeshjeve të Kosovës)
Përderisa në mars të vitit 2019 Rashica vlerësohej me 20 milionë euro, tani kjo vlerë është ngritur në 35 milionë. Në këtë ngritje kanë ndikuar veçanërisht nëntë golat e tij në këtë sezon me klubin gjerman Werder Bremen.
Edhe qendërsulmuesi Vedat Muriqi ka marrë lajm të mira nga kjo faqe, pasi që vlera e tij është ngritur për katër milionë euro. Tani ai vlerësohet me 12 milionë, falë 11 golave të shënuara gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen dhe katër golave me Kosovën gjatë 2019-ës.
Vlera u është rritur edhe Florent Hadërgjonajt dhe Amir Rrahmanit. Hadërgjonaj tani vlerësohet me shtatë milionë euro, ndërsa Rrahmani me gjashtë milionë euro. /Express/
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren