Tottenhami kërkon fitore ndaj rivalit të tyre më të madh në mënyrë për të përforcuar pozitën e tyre në top katërshe dhe për të mbajtur gjallë shpresat e vogla për titull.
Skuadra e Mauricio Pochettinos dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen derbi mes tyre pasditen e sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së 29-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kanë humbur një mori shansesh pas disfatave të njëpasnjëshme duke përfunduar me nëntë pikë prapa liderit në ligë – Liverpoolit. Nga ana tjetër, skuadra e Unai Emery ka në formë dhe jashtë saj herë pas here, por gjërat duket se janë kthyer në rrugën e duhur kur ata mposhtën 5 me 1 në mesjavë Bournemouthin.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues te “Topçinjtë”.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 13:30./arbresh.info/
Tottenham: Lloris, Trippier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Son, Kane
Arsenal: Leno; Mustafi, Sokratis, Koscielny, Monreal; Guendouzi, Xhaka; Mkhitaryan, Ramsey, Iwobi; Lacazette.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...