Me Cristiano Ronaldon që nuk është më dhe problemet e vazhdueshme të Lionel Messit me lëndim, La Liga vazhdon të presë në ankth për yjet e saj të reja të shndritin.
Antoine Griezmann, Eden Hazard dhe Joao Felix ishin emrat më të përfolur në Spanjë gjatë verës, por asnjëri prej tyre nuk ka ofruar magjinë e kërkuar në dy muajt e parë të sezonit të ri, shkruan gazeta spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express.
Faza e përshtatjes, rinia dhe mungesa e përgatitjeve fizike janë arsyet kryesore për rënien në formë të treshes, dhe nuk është rastësi që të tre u zëvendësuan në ndeshjet e tyre përkatëse këtë fundjavë.
Statistikat e këtyre tre lojtarëve:
Mbi 300 milionë euro u shpenzuan për këtë treshe dhe, deri tani, asnjëri prej tyre nuk e ka shpaguar besimin e klubeve të tyre përkatëse.
Griezmann e ka dëshmuar vlerën e tij duke i ndihmuar Barcelonës ta mundë Real Betisin dhe Villarrealin në Camp Nou, por asgjë tjetër përveç kësaj.
Rasti i Hazardit është më i komplikuar. Lëndimi në ije ia ka pamundësuar atij ta nisë sezonin në gjendjen e duhur fizike dhe kjo natyrisht ka ndikuar në paraqitjet e tij deri tani. Por belgu ka mundur të bëjë më shumë në tri paraqitjet e tij deri tani.
Sa i përket Felix, talenti portugez bëri një fillim premtues në ligën elitare spanjolle, por i ka munguar vazhdimësia. /Express/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...