Gjatë këtyre ditëve shumë ekipe përfaqësuese po zyrtarizojnë edhe listat me lojtarët që do të marrin me vete për në Kupën e Botës në Rusi.
Por, në këto lista ka edhe emra të mëdhenj të futbollit që nuk kanë marrë një ftesë për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit. Për Zlatan Ibrahimoviç përflitej shumë se mund të rikthehej tek Suedia për këtë Botëror, edhe pse më parë kishte deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja. Më pas, tek Gjermania, trajneri Joachim Low ka lënë jashtë Mario Gotzen, Sandro Wagner, Emre Can dhe Shkodran Mustafin.
Tek Angli jashtë kanë mbetur Jack Wilshere, Joe Hart, Adam Llallana dhe Ryan Bertrand. Tite i Brazilit la jashtë Aleks Sandron, ndërsa ai Sampaoli tek Argjentina, vendosi të mos i japë një ftesë Erik Lamelës, ndërsa në dyshim janë edhe dy emra të mëdhenj, si Dybala dhe Icardi.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje