Një raport nga ‘Marca’ pretendon se jo të gjithë në Real Madrid janë të kënaqur me pushimin e zgjatur të kapitenit Sergio Ramos këtë verë.
‘Los Blancos’ i kanë lejuar Ramosit disa ditë ekstra pushim për të dytin vit radhazi, por jo të gjithë në Santiago Bernabeu janë të kënaqur me këtë vendim, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Spanjës kishte leje nga klubi të rikthehet në stërvitje më 1 gusht, një ditë pas ndeshjes në International Champions Cup kundër Manchester United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por trajtimi preferencial duket se nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër në Bernabeu.
Lojtarët si Isco, Marco Asensio dhe Nacho janë rikthyer nga pushimet e tyre më 25 dhe 26 korrik, ndërsa Dani Carvajal iu bashkua skuadrës tri ditë më vonë.
Pavarësisht se nuk janë të kënaqur me këtë situatë, klubi është në dijeni që Ramos posedon të gjithë respektin në zhveshtore dhe tani do të fokusohet për tu përgatitur për fillimin e sezonit në La Liga./arbresh.info/
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...