Google ADS

Yjet e Real Madridit të bindur në transferimin e Mohamed Salahs

16:24 | 2 Maj 2018
Arbresh Info

Lojtarët e Real Madridit raportohet se janë të bindur që Mohamed Salah do t’i bashkohet atyre nga Liverpooli.

Raportet në Spanjë sugjerojnë që Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me Salahn dhe superylli i Liverpoolit është shënjestra e tyre kryesore për merkaton e kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, drejtorët e klubit në Bernabeu e kanë njoftuar sulmuesin Cristiano Ronaldo për planin e tyre rreth transferimit të yllit egjiptian. Gazeta spanjolle pretendon që Ronaldo ka dhënë lejen për transferimin e tij dhe presidenti Florentino Perez do të bëjë gjithçka për të siguruar një marrëveshje.

Superylli portugez raportohet se beson në fuqitë e Perezit në bindjen e tij dhe është i sigurt që Salah do të jetë bashkëlojtari i tij i ardhshëm.

Besimi i Ronaldos thuhet të ketë jehuar në dhomën e zhveshjes te Real Madridi, megjithatë, Liverpooli mësohet të jetë optimist rreth të ardhmes së Salahs./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme