Google ADS

Yjet e Man Cityt do të marrin një bonus të jashtëzakonshëm pas fitimit të titullit

16:14 | 20 Maj 2024
KRG

Lojtarët e Manchester Cityt pritet që të fitojnë një bonus jashtëzakonisht të madh pasi fituan titullin e katërt radhazi në Premier League.

Man City fitoi titullin për sezonin 2023/2024 pas fitores me rezultat 3-1 ndaj West Hamit në xhiron e fundit të kampionatit.

‘Qytetarët’ regjistruan triumfin e tyre të katërt radhazi në një arritje të paprecedentë në Ligën Premier.

Dhe duke u bazuar në paratë që lojtarët kanë fituar në sezonin 2022/2023, ata janë në rrugë të duhur për të fituar një tjetër bonus të madh.

Sipas Daily Mail, bonusi që shpërndahet nga Man City është i strukturuar në baza individuale dhe nuk është një shumë e cila i ndahet tërë grupit.

Sipas raportit, bonusi për të fituar ligën varion nga 200 mijë euro deri në 900 mijë euro.

Lojtarët kryesor si De Bruyne pritet që të fitojnë maksimumin e bonusit ndërsa lojtarët që kanë luajtur më pak minuta pritet të marrin një bonus më të vogël./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme