Yjet e futbollit dhe persona tjerë të famshëm që po shpenzojnë në vetura luksoze, i humbasin deri 180 mijë funte brenda pak vjetëve.
Veturat më të shtrenjta shpejt bien në çmim dhe atë dukshëm, sipas një studimi të bërë, raporton “The Sun”.
Në krye të listës është Bentley Mulsanne Mulliner, që ka rënë nga 294.775 funte në 109.325 funte brenda tri vjetëve. Pra ka rënë në vlerë për 185.450.
Bentleyt janë vetura të popullarizuara në mesin e sportistëve, të tillë ka Raheem Sterling i Manchester Cityt, Jamie Vardy i Leicester Cityt e Harry Kane i Tottenhamit.
Modelet tjera në top dhjetëshe janë Range Roverët, Rolls-Roycët, Mercedesat dhe BM}-të, që shpesh shihen të parkuara në parkingjet e klubeve të Premier Leagues. Edhe këtyre çmimet u bien dukshëm për tri vjet.
Versionet e limituara, e të veçanta të porositura nga yjet nuk janë analizuar, por vlerësohet se janë dukshëm më keq./Arbresh.info/
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...