Yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit

07:23 | 22 Korrik 2024
E.G

Kampionati Evropian i Futbollit u dha dashamirëve të këtij sporti më të rëndësishëm në botë një muaj emocione, ku morën pjesë lojtarët më të mirë të Kontinentit të Vjetër.

Tani është radha e skuadrave olimpike të futbollit që janë duke u përgatitur për paraqitjen në Paris në Lojërat Olimpike

Turneu i futbollit i Lojërave Olimpike do të fillojë dy ditë para hapjes zyrtare – më 24 korrik.

Janë katër grupe me nga katër shtete që do të tentojnë tri medaljet.

Grupi A: Francë, SHBA, Guine, Zelandë e Re.

Grupi B: Argjentinë, Marok, Irak, Ukrainë.

Grupi C: Spanjë, Egjipt, Uzbekistan, Republika Dominikane.

Grupi D: Izrael, Paraguai, Mali, Japoni.

Favoritët kryesorë të kësaj gare

Si favorit kryesor do të mbërrijë skuadra franceze e drejtuar nga trajneri Thierry Henry, futbollisti legjendar i Arsenalit. Në mesin e futbollistëve më me eksperiencë, do të jetë sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette, ndërsa interesant është fakti se në skuadër është edhe nënshkrimi i madh i kësaj vere nga Bayern Munich, Michael Olise, të cilin bavarezët e kanë paguar rreth 60 milionë euro nga Crystal Palace.

Ekziston edhe shoku i shkëlqyer i skuadrës së Lacazette në Lyon, Rayan Cherki, një 20-vjeçar që konsiderohet si shpresa e madhe e futbollit francez.

Lista e Francës

Portierë: Obed Nkambadio (Paris FC), Guillaume Restes (Tulouse);

Mbrojtjës: Castello Lukeba (RB Leipzig), Adrien Truffert (Rennes), Loic Bade (Sevilla), Kiliann Sildillia (SC Freiburg), Bradley Locko (Brest), Soungoutou Magassa (Monaco).

Mesfusha: Manu Koné (Borussia Mönchengladbach), Desire Doué (Rennes), Enzo Millot (VfB Stuttgart), Joris Chotard (Montpellier), Maghnes Akliouche (Monaco).

Sulmi: Arnaud Kalimuendo (Rennes), Alexandre Lacazette (Lyon), Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace), Michael Olise (Bayern Munich), Rayan Cherki (Lyon).

Pas Francës, me shanse më të mira për të fituar medaljen e artë olimpike janë Spanja.

Dy futbollistë që ishin pjesë e ekipit në Kampionatin Evropian dhe u bënë kampionë të kontinentit, Alex Baena dhe Fermin Lopez, do të performojnë në Lojërat Olimpike. Sergio Gomez i Manchester Cityt është gjithashtu në listë, si dhe mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Cubarsi.

Lista e Spanjës

Portierë: Joan Garcia (Espanyol) dhe Arnau Tenas (Paris Saint-Germain)

Mbrojtja : Marc Pubill (Almería), Eric García (Girona), Juan Miranda (Real Betis), Pau Cubarsí (Barcelona), Jon Pacheco (Real Sociedad), Miguel Gutiérrez (Girona)

Mesfusha: Beñat Turrientes (Real Sociedad), Pablo Barrios (Atlético Madrid), Álex Baena (Villarreal), Aimar Oroz (Osasuna), Adrián Bernabé (Parma), Sergio Gómez (Manchester City)

Sulmi: Abel Ruiz (Braga), Diego López (Valencia), Fermín López (Barcelona), Samu Omorodion (Alavés).

Favoriti i tretë i kompeticionit është përzgjedhja e Argjentinës, e drejtuar nga Javier Mascherano dhe në fushë ylli i Manchester Cityt, Julian Alvarez.

Është edhe portieri i njohur i Ajaxit, Geronimo Rulli, mbrojtësi me përvojë Nicolas Otamendi, mesfushori i Boca Juniors, Ezequiel Fernandez dhe futbollisti i Botafogos, Thiago Almada, nga të cilët argjentinasit presin shumë.

Lista e Argjentinës

Portierë : Geronimo Rulli (Ajax), Leandro Brey (Boca Juniors)

Mbrojtja : Marco Di Cesare (Racing Club), Julio Soler (Lanús), Gonzalo Lujan (San Lorenzo), Joaquin Garcia (Vélez Sarseld), Nicolas Otamendi (Benfica), Bruno Amione (Club Santos Laguna).

Mesfusha: Ezequiel Fernandez (Boca Juniors), Kevin Zenon (Boca Juniors), Cristian Medina (Boca Juniors), Thiago Almada (Botafogo), Claudio Echeverri (River Plate), Santiago Hezze (Olympiacos).

Sulmi : Luciano Gondou (Argentinos Juniors), Julian Alvarez (Manchester City), Giuliano Simeone (Deportivo Alaves), Lucas Beltran (Fiorentina).

Ndër kombëtaret e tjera, vlen të veçohet Maroku, i cili do të drejtohet nga futbollisti fenomenal i PSG-së, Achraf Hakimi. Luanët konsiderohen si favoritët e katërt të turneut dhe pas tyre janë amerikanët, por pa emra më të njohur.

Argjentina dhe Maroku ose Spanja dhe Uzbekistani do të jenë të parat që do të dalin në fushë, pasi do të luajnë ndeshjet e tyre të mërkurën në orën 15.00./Telegrafi/

Të ngjashme