Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Yaya Toure, do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City.
Që nga transferimi i tij nga Barcelona, Toure ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe në Premier League.
Ai ishte blerë me kërkesë të trajnerit italian, Roberto Mancini, trajner me të cilin Toure dhe City u shpallën kampion në vitin 2012.
Toure deri në ardhjen e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, ishte lojtari kryesor i skuadrës, por me ardhjen e katallanit roli i tij u reduktua, si dhe mosha bën të vetën.
34 vjeçari fitoi titullin e kampionit edhe në vitin 2014 nën urdhërat e trajnerit kilian, Manuel Pellegrini, dhe ai vit ishte më i miri i tij në karrierë.
Toure do të largohet nga City me kokën lartë, pasi që edhe në këtë sezon ai fitoi titullin e kampionit edhe pse ka bërë vetëm 6 paraqitje në ligë.
Mesfushori është pyetur se kush ishte kundërshtari i tij më i fortë që ka luajtur kundër tij, dhe ai përzgjedhur mesfushorin serb të Manchester United, Nemanja Matic.
Futbollisti veteranë ka folur për Daily Mail, duke thënë se ‘ e urren atë, dhe se është bastard’.
“Ai është një futbollist i vështirë për t’u përballur. I gjatë dhe i fortë po ashtu, ishte kënaqësi të luaj kundër tij, edhe pse ishte vështirë. Ai është shumë i fuqishëm dhe i gjatë”, tha Toure.
“Për të gjetur ndonjë kundërshtarë dhe të më ndalojë është e vështirë, janë disa, por Matic është nga të paktit që më ka krijuar probleme”, përfundoi Toure.
Matic verën e kaluar u transferua nga Chelsea në Manchester United, për shumën e 40 milionë eurove, me kërkesë speciale nga Jose Mourinho.
Mesfushori serb është një nga lojtarët më të mirë të United, por përballjet e tij me Toure kanë qenë sa ishte pjesë e Chelsea.
Paraqitja e tij më e mirë kundër Toures, llogaritet jetë ajo e vitit 2014 kur Jose Mourinho kishte vendosur ‘kokë me kokë’ Maticin për ta ruajtur Toure, gjë që e kishte bërë dhe e kishte dominuar mesfushën. /arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...