Mesfushori legjendar, Yaya Toure, është larguar nga Manchester City në mënryën më të keq të mundur.
Legjenda e kësaj skuadre nuk është respektuar fare nga trajneri katalan, Pep Guardiola, gjatë këtij sezoni, sipas tij dhe agjentit të tij, Dimitri Seluk.
Toure këtë sezon në Premier League ka bërë vetëm një paraqitje nga minuta e parë dhe atë në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Brighton Hove Albion.
Ish mesfushori i Barcelonës, ka shprehur pa kënaqësi se si është trajtuar nga Guardiola, mandje ka shkuar aq larg, se që ka deklaruar se Guardiola është racist, pasi që nuk i respekton futbollistët afrikan.
33 vjeçar është futbollisti favorit i tifozëve të City dhe pronarit të klubit që nga transferimi i tij në vitin 2010, duke shënuar gola krucial për të shkruar historinë e re të skuadrës. Ai kishte shënuar në gjysëmfinale të FA Cup ndaj United, e që më pas e fituan, titullin e kampionit me Mancinin në 2012 ishte lojtari kryesor, po ashtu nën urdhërat e Manuel Pellegrinit ishte vendimtar me golat e tij në vitin 2014.
Siç duket Toure, këtë trajtim e ka përjetuar rëndë dhe tashmë ka deklaruar se është i gatshëm të luajë për ndonjërën nga ‘top gjashtë klubet’ e Premier League, me pagë vetëm prej një funte, që t’ia dëshmojë Guardiolës, se ende ka për të ofruar diçka në nivelet më të larta.
Mandje, Toure nuk e ka përjashtuar as mundësin e kalimit te rivalët e përbetuar, Manchester United.
Kujtojmë se Toure kishte fituar Champions League dhe La Ligën me Guardiolën me Barcelonën në vitin 2009, por që ishte larguar me përfundimin e sezonit pas prishjeve të raporteve me Guardiolën. /arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...