Yannick Carrasco ka sugjeruar që ai e kupton çdo kritikë në lidhje me vendimin e tij për largim nga Atletico Madridi për transferim në Super Ligë të Kinës.
Carrasco ka shënuar 23 gola brenda 124 paraqitjeve për gjigantin spanjoll që nga korriku i vitit 2015, por mungesa në fushë në sezonin aktual rezultoi në transferimin e tij te Dalian Yifang, transmeton portali arbresh.info.
Anësori është në dijeni që vendimi i tij mund të duket i pazakonshëm, por thotë se ai ka nevojë për të fituar disa “momente” para përfaqësimit të mundshëm të Belgjikës në Kampionatin Botëror.
“Këtu ekzistojnë gjithmonë kritikat në botën e futbollit rreth asaj se a duhej qëndruar apo jo. Ato janë vendime të komplikuara që duhet të mirren në jetë. Kina nuk është pikërisht një ligë që ne e njohim, por është e vërtetë që në Atletico un nuk kam pas aq minuta për të luajtur”
“Për mua, ishte e rëndësishme për të pasur momente para Kampionatit Botëror që vjen këtë verë”
Dalian aktualisht qëndron në fund të tabelës në Super Ligë të Kinës pas humbjes së tri ndeshjeve të para./arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...