Google ADS

Yamal: Rroftë Barca, tani le të shkojmë dhe ta fitojmë La Ligan

23:26 | 26 Tetor 2024
D.H

Barcelona shkatërroi Real Madridin duke e mposhtur me rezultat 0-4 në “Santiago Bernabeu”.

Njërin prej katër golave e realizoi Lamine Yamal, i cili u deklarua shkurtimisht pas ndeshjes, shkruan Arbresh.info

“Dua të them vetëm: Rroftë Barca”, ishte fillimisht fjalimi i tij.

Më pas ai shtoi se ata shkojnë vetëm për ta fituar kampionatin tani.

“Le të shkojmë dhe ta fitojmë La Ligan, do të shkojmë tani për të”, shtoi ylli i Barcelonës.

Kujtojmë se me golin e tij sonte që e realizoi, Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri që shënon ndonjëherë në “El Clasico”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme