Fantazisti spanjoll, Lamine Yamal dhuroi spektakël edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Bayern Munich, ku Barcelona triumfoi bindës me rezultat 4-1.
Përveç paraqitjes së mirë, ai dhuroi edhe një asistim magjik për Raphinha realizoi golin që ia kompletoi hattrickun, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshje, Yamal theksoi se Barcelona është skuadra më e mirë dhe pati një mesazh para “El Classicos”.
“Ne besojmë se jemi ekipi më i mirë në botë, ne po e dëshmojmë këtë. Ne do të shkojmë me të gjitha forcat tona dhe le të fitojë skuadra më e mirë”, tha Yamal.
Kujtojmë se Barcelona të shtunën zhvillon derbin elitar me Real Madridin me fillim nga ora 21:00 në kuadër të La Ligas.
Fituesi i Euro 2024 me Spanjën këtë sezon deri më tani ka realizuar pesë gola dhe shtatë asistime në të gjitha kompeticionet në 13 ndeshjet e para me Barcelonën./Arbresh.info
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...