Google ADS

Yamal ‘nxjerr nga lloçi’ Barcelonën

21:33 | 19 Shtator 2024
D.H

Super talenti, Lamine Yamal ka realizuar gol në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shënuar supergol ndaj Monacos për të barazuar rezultatin në 1-1, shkruan Arbresh.info.

Yamal shënoi në minutën e 28-të.

Ky është goli i tij i parë në histori të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Barcelona është me 10 lojtar në fushë që nga minuta e 10-të kur u ndëshkua, Eric Garcia me karton të kuq./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme