Google ADS

Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës

21:47 | 6 Janar 2025
D.H

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka ftuar 28 futbollistë për ndeshjet e Superkupës së Spanjës.

Në mesin e futbollistëve është edhe sulmuesi i talentuar, Lamine Yamal.

Flicku ka vendosur që ta ftojë Yamalin edhe pse ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Yamal e lëndoi kyçin e këmbës më 15 dhjetor në ndeshjen ndaj Leganesit. Rikuperimi ishte i planifikuar të zgjasë pesë javë.

Për Yamalin ishte lëndimi i dytë që e pësoi këtë edicion.

Barça të mërkurën nga ora 20:00 do të përballet me Athletic Bilbaon në gjysmëfinale së Superkupës.

Turneu i Superkupës zhvillohet në Arabi Saudite. Në gjysmëfinalen tjetër, të enjten, takohen Real Madridi e Mallorca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme