Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”

10:33 | 4 Dhjetor 2024
D.H

Lamine Yamal është rikthyer të luaj nga minuta e parë tek Barcelona pas atij dëmtimi që e pati dhe mbajti së paku tre javë jashtë fushave.

Më të rikthyer në fushën e blertë, Lamine la gjurmë duke asistuar në golin e Raphinhas, në fitoren e djeshme ndaj Mallorcas 1-5, shkruan Arbresh.info.

Ai bëri një asistim magjik me të jashtmen, ashtu siç njihet në zhargonin futbollistik.

Atë pasim ai e krahasoi me një veprim sic e bëjnë shumë njerëz që luajnë “Sony PlayStation”.

“Pasimi me pjesën e jashtme të këmbës sime? Thjesht shtypni L2, mendoj!”, tha shkurtimisht, 17-vjeçari.

Spanjolli këtë edicion është në kuotën e gjashtë golave dhe 10 asistimeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme