Zvicra luajti baras 1-1 ndaj Skocinë në ndeshjen e dytë të grupit A në kuadër të Euro 2024.
Golin e vetëm për zviceranët e realizoi Xherdan Shaqiri i cili shënoi një supergol, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Murat Yakin thuri lavde për futbollistin nga Zhegra.
“Shaqiri dëshmoi se jeton dhe merr frymë për momente të tilla. Ishte një goditje e jashtëzakonshme dhe ishte e vetmja gjë që mund të bënte në atë situatë”, tha Yakin.
Ndërsa ai tutje foli edhe për ndeshjen e ardhshme që Zvicra e luan ndaj Gjermniasë.
“Shpresa ka shumë pak rëndësi në lojëra si kjo. Gjithçka ka të bëjë me cilësinë që mund të prodhoni në fushë. Gjermania po luan futboll mbresëlënës. Ne mezi presim të futemi në fushë dhe të luajmë kundër tyre”, tha trajneri i Zvicrës.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve luhet të dielën me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...