Yakin publikon listën e lojtarëve të Zvicrës, ftohet Andi Zeqiri

11:00 | 16 Mars 2023
K.B

Kombëtarja Zvicrane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Trajneri, Murat Yakin publikoi skuadrën e tij për kualifikueset e Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.

Pjesë e të ftuarve është edhe kosovari Andi Zeqiri, pas formës që ka shfaqur te Baseli javëve të fundit.

Sigurisht që në mesin e të ftuarve janë edhe Xhaka e Shaqiri.

Megjithatë thuhet se Shaqiri mund të largohet nga lista për shkak të një dëmtimi muskular.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme