Xherdan Shaqiri ditë më parë u pensionua nga kombëtarja e Zvicrës, pas përfundimit të Euro 2024.
Ndërkohë që selektori i Zvicrës, Muart Yakin gjatë ditës së sotme në një intervistë për të famshen “Blick” ka folur për futbollistin shqiptar, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se i vjen keq për dorëheqjen e Shaqirit dhe se ka respekt të madh për të.
“Në të gjitha aspektet më vjen keq për dorëheqjen e Shaqirit, sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kam respekt të jashtëzakonshëm për të si person. Nga sot, nuk pres që një lojtar tjetër të japë dorëheqjen”, ka thënë Yakin për “Blick”.
Shaqiri nga kombëtarja helvete u pesnionua pas 125 ndeshjeve ku realizoi 32 gola./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...