Kombëtarja e Zvicrës u mposht në udhëtim me rezultat 2-0 ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.
Gjatë pothuajse tërë këtij takimit në stadium u kënduan këngë anti-Kosovë por kjo nuk e pengoi aspak Granit Xhakën që të dhurojë një paraqitje të mirë përkundër humbjes së Zvicrës.
Pas përfundimit të takimit, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, u ndal për të folur në atë se ku gaboi skuadra e tij në këtë takim si dhe pati disa fjalë për Xhakën.
“Shumë gjëra po shkojnë kundër nesh për momentin. Po luajmë mirë dhe po dominojmë, por më pas humbim durimin. Nuk ishim të saktë dhe të përkushtuar sa kemi shpresuar, plani ynë ishte të dominojmë ndeshjen”.
“ Të pësojmë gol në minutat shtesë të pjesës së parë është mungesë fati. Ata janë mbrojtur në mënyrë kompakte. Kemi ndryshuar sistemin dhe aktivizuam më shumë sulmues”, ka thënë Yakin fillimisht.
Për Xhakën ai pati fjalë të mira duke thënë se ishte kompakt si çdo ndeshje tjetër të Zvicrës.
“Ne kemi luajtur mirë në këtë ndeshje për 40 minuta, por më pas erdhën dy gabime që sollën ndërprerjet. Vendasit e kanë fituar pothuajse secilin duel”, përfundoi ai./Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...