Laurina Gashi e argjendtë në Kupën Evropiane për Kadet që po mbahet në Zagreb.
Gashi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari turken, Gizem Dincer.
Në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesën nga Bosnja e Hercegovina Narin Handan.
Laurina në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon serben, Bojana Savic.
Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari edhe belgen, Camille Sternon.
Në finale ajo humbi me Ippon kundër suedezes Tara Babulfath dhe u stolis me medalje të argjendtë.
Sot u ndesh edhe Muharrem Hyseni e Dion Sharapolli në kategorinë (-66 kg).
Hyseni në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon austriakun, Leon Heinisch.
Në xhiron e tretë humbi nga garuesi polak, Pawel Stecki.
Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh, pasiqë kundërshtari i tij shkoi deri në gjysëmfinale, në ndeshjen e parë të repasazhit ai mposhti malazezin Djordje Perisic, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga izraeliti, Ori Lavi dhe nuk vazhdoi tutje.
Sharapolli në ndeshjen e parë humbi me Ippon nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Adrian Durdevic dhe nuk vazhdoi tutje./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?